Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u takua këtë të martë në Janinë me homologun e tij grek, Konstantinos Tsoukalas.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, të dy krerët e policisë diskutuan çështje me interes të përbashkët.

Burime brenda takimit i thanë Top Channel se, tema kryesore e bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe operacionet e përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Palët ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shtimin e bashkëpunimit mes dy policive.

Top Channel