Fustanet e gjata i pëlqen kushdo

20/02/2018 12:49

Afrimi i stinës së pranverës shton dhe rastet e veshjeve të gjata, për çfarëdolloj rasti, martesa, takime, të përditshme, por dhe festat në mbrëmje. E çfarë do të rrinte më mirë se një maxi fustan për tu ndjerë të bukura dhe në modë?

Është e kotë ta mohojmë: për femrat veshjet e gjata janë si përjetim i një ëndrre. Maxi fustanet i bëjnë të ndjehen elegante, si princesha. Aq më tepër nëse i kombinojmë me aksesorët e duhur.

Për më tepër studimet thonë se fustanet e gjatë duken tërheqës për meshkujt. Disa këshilla se si të zgjedhim një fustan të gjatë që dhe na shkon dhe pëlqen.

Tyli
Për ato që duan të ndjehen joshëse dhe me një fustan të gjatë, pa hequr dorë nga vëmendja mbi të. NBUk ka rëndësi e bardhë apo e zezë, ajo që ka rëndësi është të kesh fizikun e duhur.

Vajza e luleve
Zgjedhja e fustanit ka të bëjë edhe me dëshirën se si duam të ndjehemi. Nëse duam të kombinohemi si hippie, duhet të kemi kujdes pasi seksi i kundërt dëshiron të shoqërohet nga një vajzë e luleve, edhe pse shumica e tyre mendojnë se femrat i veshin për të mbuluar defektet apo gjatë shtatzënisë për kilet e tepërta. Kështu që duhet ti besojmë aksesorëve të rëndësishëm.

 

Top Channel