Fejohet me partnerin e tij aktori britanik Russell Tovey

20/02/2018 10:40

Russell Tovey ka konfirmuar fejesën e tij me ish lojtarin e rugby, Steve Brockman.

Në një intervistë për MailOnline mbrëmjen e së hënës, aktori britanik theksoi: “Ishte një gjë e paparashikuar tërësisht, por jam shumë shumë i lumtur dhe i paduruar për të festuar kur të kthehem në Londër”.

Steve, që prej vitit 2017, është transferuar në të gjithë botën për të qendruar krah partnerit të tij, Russell i cili interpretoi në koncertin National Theatre di New York, Angels In America, krah Andrew Garfield.

Aktori 36-vjeçar asnjëherë nuk ka preferuar të flasë për jetën e tij private, ndërkohë që pak kohë më parë një burim foli për “The Sun” duke theksuar se Russell nuk i ka treguar kurrë për aventurat e tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel