Këtë të martë vranësirat dhe shirat e përkohshëm do të vazhdojnë të mbizotërojnë, ndërsa do të ketë dhe reshje bore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb-it, pasditja dhe në vijim, mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në veri dhe qendër. Vranësira dhe reshje të herë pas hershme mbeten prezent në gjithë vendin, në mbrëmje dhe gjatë natë.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera termike thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga – 1 në 15°C.

Reshjet mbeten prezent gjatë gjithë javës ndërsa temperaturat vijojnë të jenë të larta deri të premten.

Top Channel