Nuk janë aspak të pakta paragjykimet për femrat në timon, por një braziliane ka nxjerrë makinën, e bllokuar nga dy të tjera, me një lehtësi të pabesueshme.

Në videon e filmuar në Bombinhas të Brazilit, dallohet një makinë e parkuar, e me sy të lirë të gjithë do të mendojnë se e ka shumë të vështirë që të dalë nga aty.

Por për habinë e të gjithëve makina ngrihet në pjesën e pasme dhe fillon të lëvizë djathtas, duke e nxjerrë nga vendi i parkimit. Më pas ajo përshëndet të pranishmit që po e shikonin të mahnitur nga kjo lëvizje.

Videoja është filmuar nga Solange Nardis de Oliveira, i cili në videon e publikuar shkruan se nuk e kuptoi se si u kthye makina.

Një nga komentuesit sugjeron se makina duhet të ketë të implementuar një gomë të 5-të, e reklamuar në vitet ’50, por që nuk u përhap kurrë në masë. Kjo gomë shërben për të nxjerrë automjetin nga vende të ngushta.

Një version i gomës së 5-të, i reklamuar në makinat e viteve ’50.

Top Channel