Bayern shuan ëndrrën e Beshiktashit, thuajse në çerekfinale

20/02/2018 22:41

Bayern Munchen ka mposhtur thellë, 5-0, në “Allianz Arena” turqit e Beshiktashit, në takimin e parë të 1/8-ave të Champions League, duke e bërë thuajse fakt të kryer kualifikimin në turin e çerekfinaleve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Dy dygolësha nga Muller dhe Lewandowski, si dhe një gol nga Coman, u kanë mjaftuar gjigantëve të Bundesligës për të “larë hesapet” që në 90-minutëshin e parë me Beshiktashin, me këtë të fundit që luajti pjesën më të madhe të ndeshjes në Mynih në inferioritet numerik, pas ndëshkimit me karton të kuq të Vida, në minutën e 16.

Ndeshja e kthimit, që do të jetë thjesht sa për statistikë, do të luhet në “Vodafone Arena” të Stambollit, siç njihet tashmë ish-stadiumi “İnönü”, pas dy javësh.

Top Channel