Aguero si Lorik Cana, tifozët e Wigan pushtuan fushën – FOTO

20/02/2018 10:12

Manchester City po shkëlqen këtë sezon në Premier League, por edhe në Champions League, megjithatë skuadra e drejtuar nga Guardiola pësoi një eliminim të hidhur mbrëmjen e kaluar nga Wigan në FA Cup.

Por në fundin e takimit, pasi arbitri kishte mbyllur ndeshjen, tifozët e skuadrës vendase pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre.

Por në një moment, një prej tifozëve është konfrontuar me sulmuesin argjentinas të City-s, Aguaro. Pamje të ngjashme me ato të ndeshjes, Serbi-Shqipëri. Tifozi ka tentuar ta godasë atë, por reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ylli argjentinas, të cilit i kanë ardhur më pas ndihmë edhe lojtarët e Wigan.

Tashmë, Federata Angleze e Futbollit pritet të nisë edhe një hetim ndaj skuadrës së Wigan për pushtimin e fushës nga tifozët.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel