20 shkurti, Basha: Propaganda e Edi Ramës, diktatura e re e krimit në qeveri

20/02/2018 12:52

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se pas 27 vitesh të rënies së regjimit komunist, akoma nuk jemi në destinacionin final, Bashkimin Europian.

Në një status në Facebook, Basha shkruan se “poshtë fasadës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, korrupsionit dhe varfërisë.

“Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin. Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë! Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë”, shkruan Basha.

Top Channel