Christopher Bailey sjell surpriza në sfilatën e Burberry, me ylberin e tij shumë ngjyrësh.

Koleksioni vjeshtë-dimër 2018 në Londër, e fundit e stilistit anglez, sjell revolucion të motivit ikonik skocez, që ka qenë gjithnjë kali i betejës i Burberry. Por në fakt Bailey ka dashur të mbështesë me këtë ylber të drejtat e grupit LGBTI.

Veshjet e ndryshme që nga palltot, t-shirt këmishat kanë ardhur në prezantimin shumëngjyrësh, ku meshkujt dhe femrat kanë sfiluar pranë njëri-tjetrit.

Cara Delevigne ishte ajo që mbylli shfaqjen, me një veshje të bardhë, dhe një peliçe shumëngjyrëshe. Të gjitha veshjet kishin hashtagun #Rainbowcheck dhe janë të disponueshëm online në dyqanet e Burrbery nën siglën “See now, Buy now”

Top Channel