Komision hetimor për Tahirin, Balla kërkon kohë. Spaho: Doni që çështja të mos hetohet

19/02/2018 12:32

Është mbledhur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkon të ngrihet një komision hetimor për çështjen e Saimir Tahirit.

Taulant Balla u shpreh se është parimisht dakord, por kërkoi disa ditë kohë për projektvendimin.

“Parimisht jemi dakord për ngritjen e komisionit hetimor, por duhen bërë disa riformulime me projektvendimin për ngritjen e komisionit. Kërkoj disa ditë kohë që mazhoranca të shkruajë një projektvendim që të jetë i saktë ligjërisht dhe juridikisht.

Ndërkohë, Edmond Spaho tha se ka pasur kohë të mjaftueshme, pasi “ka më shumë se një javë që është dorëzuar kërkesa.

“Ne do hetojmë një çështje që ka të bëjë me ish-ministrin Tahiri dhe ndërhyrjet që ka bërë parlamenti dhe qeveria në këtë çështje. Ju doni që këtë çështje të mos hetohet dhe Saimir Tahiri të dali i palagur”, tha Spaho.

Top Channel