Spal “kockë e fortë”, Napolit i mjafton Allan për kreun

18/02/2018 17:30

Napoli nuk shkoi më shumë se një fitore minimale ndaj Spalit, megjithatë goli i shënuar nga Allan ka vlerën e kryesimit.

Skuadra e Mauricio Sarrit u rikthye në krye të renditjes falë fitores 1-0 ndaj skuadrës modeste të ngjitur këtë sezon në Serinë A.

Në fushën e tyre, napolitanët paralajmëruan një goleadë. Allan gjeti rrjetën që në minutën e gjashtë të takimit, por vetëm kaq.

Miqtë modestë, të ndihmuar edhe nga fati në disa raste dhe shpërdorimi i Hamsik & Co, arritën që të dalin nga “San Paolo” vetëm me një gol të pësuar.

Me këtë fitore, Napoli i rimerr kreun Juventusit, që fitoi më herë derbin e Torinos me rezultatin 1-0.

Top Channel