I cilësuar si një nga filmat më të mirë me superheronj të shekullit dhe i vlerësuar gjerësisht nga kritika e specializuar, “Black Panther” mbërrin edhe për publikun shqiptar në ekranin e madh të kinemasë.

I bazuar në karakteret e gjigantit “Marvel Comics”, “Black Panther” shënon të tetin prodhim kinematografik të këtij produksioni, një produksion gjigant, realizimi i të cilit ka kushtuar rreth 20 mln dollarë.

Pas vdekjes së të atit, Mbretit të Wakanda, T’Challa rikthehet në shtëpinë e tij, në Afrikën e izoluar nga avancimet e botës së teknologjisë. Qëllimi i tij është vetëm një: të triumfojë dhe të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret në fronin e trashëguar.

“Black Panther”, i cili ka nisur projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”, është mirëpritur jo vetëm nga kritika, por edhe nga audienca mbarëbotërore, e cila e ka vlerësuar me 8.2 yje nga 10 maksimale, ndërsa ka arkëtuar në “Boxoffice” gjatë premierës më shumë se 122 mln dollarë.

Top Channel