Foto Arkiv

Trupi i një 60-vjeçari është gjetur i pajetë në Kanalin e Lepenicës në Vlorë.

Policia njofton se 60-vjeçari është mbytur në këtë kanal. Raportohet se viktima ishte punonjës i mirëmbajtjes së këtij kanali që furnizon me ujë një HEC të ngritur aty.

Trupi i 60-vjeçarit është gjetur në rrjetën e kanalit dhe dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht në përpjekje për ta pastruar atë.

Top Channel