Juventus mori përkohësisht kryesimin e kampionatit italian të futbollit, pas fitores së kësaj të diele kundër Torinos, në derbin e vendosur nga një gol i Alex Sandro.

Futbollisti i kampionëve në fuqi u gjend në kohën e duhur, në vendin e duhur, për të tundur rrjetën e rivalëve në pikën e vetme kulmore të 90-minutëshit të zhvilluar.

Me këtë sukses, bardhezinjtë shkojnë 1 pikë më shumë sesa Napoli, pritet të luajë pak më vonë me Spalin.

Top Channel