Ashtu si në mesjavë ndaj PSG-së, edhe në sfidën e La Ligas ndaj Betisit, Reali i Zinedine Zidane vuajti, por arriti që të largohet me pikë të plota nga kjo transfertë e vështirë.

Plot tetë gola u shënuan në këtë sfidë.

Asensio hapi serinë e golave në minutën e 11, kur kaloi në avantazh Realin. Por, vendasit do ta mbyllnin në avantazh pjesën e parë falë golit të shënuar nga Mandi në minutën e 33-të dhe autogolit të Nachos në minutën e 37.

Ramos barazoi pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë, ndërsa Asensio, Ronaldo dhe Benzema zhvlerësuan golin e Leon dhe vulosën rezultatin 5-3.

Top Channel