Në Angli, Manchester United u kualifikua për në fazën çerekfinale te FA Cup pasi mundi Huddersfieldin me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku kjo e fundit meritonte më shumë për lojën e zhvilluar.

Njeriu i ndeshjes për Djajtë e Kuq u bë Romelu Lukaku autori i të dy golave të fitores së Manchester United.

Për t’u theksuar eshte se Juan Matës iu anulua një gol në pjesën e parë nga sistemi VAR për një pozicion shumë të dyshimtë jashtë loje.

Top Channel