Rita Ora mbërrin në Prishtinë

17/02/2018 14:33

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pak çaste më parë ka mbërritur në Prishtinë, për të marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Në aeroport Rita u prit nga zyrtarë, gazetare e fansa të saj të shumtë.

Në rrjetin social Instagram, Rita Ora, ka publikuar video dhe foto nga momenti i mbërritjes, si dhe nga skena ku ajo do të performojë mbrëmjen e sotme.

 

Krah fotos Rita shkruan: “Thuajse gati! Kjo do të jetë një natë e cila do të mbahet mend gjatë”.

Por këngëtarja gjithashtu ka publikuar edhe një video me ushqimet tradicionale të Kosovës, për të cilat duket se kishte mjaft nostalgji.

Top Channel