“NADIR” vë në pranga një 40-vjeçar, ishte në kërkim ndërkombëtar

17/02/2018 08:45

Policia e Shtetit informon se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”.

I arrestuari është shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç.

Kujtojmë që po në kuadër të këtij operacioni të përbashkët policor më 15 shkurt u bë e mundur të arrestohen 11 persona 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri.

Top Channel