Mercedes po i konsideron si rivalë serioze në luftën për titull McLaren dhe Renault, që së bashku me Ferrarin dhe Red Bull projektohen për të thyer hegjemoninë e 4 herë kampionëve radhazi të botës.

Shefi i skuadrës Mercedes, Toto Wolff u shpreh se rivaliteti në këtë sezon është rritur ndjeshëm dhe priten supriza të mëdha pas dominimit absolut të Mercedes në 4 vitet e shkuara. “Ky është kulmi i botës së automobizilimit. Ne i kemi marrë shumë seriozisht Ferrarin, Red Bull, McLaren dhe Renault për këtë sezon. Të gjitha këto luftojnë për titullin kampion dhe ne mund të surprizohemi prej tyre. Presim që të kemi një kampionat të fortë dhe një nisje të ngjashme si një sezon më parë”, tha Wolff.

Sezonin e shkuar Ferrari e nisi me fitore në Australi dhe u projektua si favorite për titullin, kur pas garës së Montekarlos Vettel ishte 25 pikë më shumë se Hamilton. Por më pas sezoni përfundoi me 11 fitore të Mercedes dhe 5 të Ferrarit, që shënoi 10 vite në botën e F1 pa fituar një titull.

“Ferrari mbetet një rival shumë serioz në luftën për titullin kampion dhe ne po e shikojmë me shumë seriozitet përballjen me ta, ashtu si edhe me të gjitha skuadrat e tjera”, tha Wolff.

Top Channel