Liam Payne dhe Cheryl Cole drejt divorcit?

17/02/2018 15:44

Marrëdhënia e Cheryl Cole dhe Liam Payne është ‘e tensionuar’ pasi ai po shpenzon netë të tëra larg shtëpisë, ndërkohë që ajo kujdeset për djalin e tyre të vogël, 11 muajsh.

Sipas raportimeve në media, prindërit e rinj po përpiqen të gjejnë më shumë kohë për të ndenjur së bashku, duke qenë se ata janë të zënë me karrierën e tyre.

Një burim i ka thënë MailOnline se Cheryl po shpenzon shumë kohë në shtëpi vetëm me Bear, ndërkohë që partneri i saj shfaqet shumë pak.

Fansat  kanë vënë në dukje se çifti nuk është fotografuar së bashku prej shumë kohësh, madje as në ditën e Shën Valentinit.

Një gjë të tillë, pra faktin e një krize në çift, e vërteton edhe fotoja e postuar ditën e të dashuruarve në rrjetin social Instagram nga Liam.

Këngëtari ka publikuar një foto të djalit të vogël, pa partneren e tij, krah së cilës ka shkruar: ‘Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel