Kryemadhi: Sot dhe një ditë reflektimi për klasën politike në Kosovë e Shqipëri

17/02/2018 12:42

Kështu shprehet kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në mesazhin e saj për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Sot, 10 vjet më pas festa dhe hareja janë prapë pjesë e jetës së çdo shqiptari, që më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet. 10 vjet janë shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën, por mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është angazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane. Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptarëve pjesë e familjes së madhe evropiane”, shkruan Kryemadhi.

Top Channel