Historia e Gersit, rikthehet me surprizë në “Dua të të bëj të lumtur”

17/02/2018 21:03

Historia që çeli këtë edicion të dytë të të “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Gersit, djaloshit të vogël që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët. Për rastin e djaloshit ka pasur interesim të pafundëm nga publiku që kërkon të dijë se çfarë po bëhet me vogëlushin.

“Dua të të bëj të lumtur” gjatë edicionit të parë, mori përsipër të gjitha operacionet për rikthimin e Gersit në gjendjen normale, por ky proces kërkon kohë.

Këtë herë ishin shokët e klasës ata që e kishin ftuar Gersin, për t’i treguar se sa shumë e donin. “Gersi, ti je shoku im i ngushtë. Sa herë që ti tëkeshnëvojëpërmua, unë do të dal zot, do të jem aty për ty”, – ishin fjalët e djaloshit 9-vjeçar, që ndan bankën me Gersin.

Top Channel