Demarkacioni, çështje ditësh. Kreu i Kuvendit, Veseli: Votat janë

17/02/2018 19:58

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka komentuar për Top Channel marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Ai shpreh bindjen se marrëveshja do të miratohet edhe në Kuvend.

– Si duket ky 10-vjetor për Kosovën, një bilanc të shpejtë të këtyre 10 vite. A është aty ku keni dashur, apo mund të ishte ecur më shpejt?

Kadri Veseli: Shumë festiv, njerëzit janë më të lumtur, jetojnë më mirë. Nëse shikojmë ku kemi qenë është një arritje e paimagjinueshme, nëse shikojmë ku synojmë të shkojmë ajo që kemi ende shumë për të. Ajo çfarë është kryesore, Kosova sot është një shtet sovran, i pavarur, stabël.

– Krahasuar me shumë vende të rajoni në disa vende të rajonit, por ka një problem nga indikatorët e vendeve të rajonit sepse është i vetmi vend që nuk mund të udhëtojë i lirë në hapësirën Schengen. Mesa duket kushti kryesor është demarkacioni. Jeni shumë pranë përfundimit të kësaj marrëveshje.

Kadri Veseli: Do ta përfundojmë. Demarkacioni, ka qenë edhe një pretekst pasi janë 5 vende të BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Ka një klimë shumë pozitive brenda BE. Ne do ta përfundojmë shumë shpejt marrëveshjen

– Po brenda Parlamentit?

Kadri Veseli: Brenda Parlamentit do ta përfundojmë shumë shpejt, çështje ditësh. Kjo është forcimi i sovranitetit, mesazhpër fqinjësi të mirë dhe se ne nuk lëshojmë pe për çështjen e sovranitetit.

– A është presioni ndërkombëtar ai që ka bërë që partnerë të koalicionit qeverisës të ndryshojnë mendim?

Kadri Veseli: Do të thosha të kundërtën, është një punë intensive që ne e kemi bërë të gjithë bashkarisht

– Pse e latë të martën diskutimin, e jo për nesër siç ishte njoftimi fillimisht? A jeni duke bërë përllogaritjen e votave?

Kadri Veseli: Më tepër se sa përllogaritje e votave është çështja e debatit. Në fillim u mendua se do të ketë konsensus, përfshirë edhe VV. Menduam se nuk do të kishte debat. Të martën, ose të mërkurën do të miratojmë.

– Lista serbe do ta votojë?

Kadri Veseli: Ne kemi unanimitet të plotë, presim reflektim nga VV, e cila duhet ta kuptojë përmes luftës politike me e rëndësishme është integrimi i vendit.

– A mund të konfirmoni se Presidenti Hashim Thaçi, që ndodhet në konferencën e sigurisë në Mynih, ka takuar Vuçiç që t’i kërkojë që Lista Serbe të votojë marrëveshjen.

Kadri Veseli: Aspak, është një konferencë e rëndësishme, qëllimi i vizitës nuk është ai. Por edhe nëse bisedohet lista serbe janë qytetarë të Kosovës ata e respektojnë sovranitetin, do të votojnë është logjike.

Top Channel