Zërat për largimin e Antonio Contes nga drejtimi i Chelsea-t janë shtuar shumë ditët e fundit, kjo për shkak të rezultateve jo të mira që kanë regjistruar gjatë këtij sezoni “Blutë e Londrës”.

Ai që ka menduar të shuajë zërat që qarkullojnë në këtë moment është pikërisht agjenti i trajnerit italian të “Bluve të Londrës”, Federico Pastorello nëpërmjet një interviste për televizionin “Rai”.

“Unë e shoh Conten te Chelsea edhe vitin tjetër”, tha Pastorello. “Ai ka një kontratë me klubin edhe për një sezon e gjysmë dhe është një person që nuk i pëlqen t’i lërë gjërat përgjysmë”.

Për Conten u fol shumë për një rikthim të mundshëm te përfaqësuesja italiane, e cila për momentin drejtohet nga trajneri i skuadrës së U21 të “Të Kaltërve”, por Pastorello e hodhi menjëherë poshtë këtë opsion.

Top Channel