75-vjeçarja që jeton në azil: I marrin prindërit dhe pas një muaji i kthejnë

17/02/2018 22:06

E ftuara e dytë në programin “Dua të të bëj të lumtur”, e moshuara Jorgji Vincani dëshmon se në azilin e Gjirokastrës, ku janë të strehuar shumë të moshuar, ndodh që fëmijët të shkojnë t’i marrin prindërit dhe t’i kthejnë atje pas një muaji sërish.

Nënë Jorgjia, i kërkoi Arbana Osmanit t’i mundësonte ritakimin me të birin pas 7 vitesh… Pas një bisede në studio, djali dhe nusja i kërkojnë nënës që të rikthehet serish tek ata, por ajo nuk ka pranuar duke iu referuar rasteve të sipërpërmendura.

“Mjafton që ju të kujtoheni, të flasim në telefon, që edhe unë ta di që kam një njeri”, – është shprehur Jorgji Vincani.

Top Channel