Një ditë më parë LSI bashkoi votat me mazhorancën në Kuvend për të miratuar ligjin e Vettingut në polici. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Luan Rama e cilëson si tepër të rëndësishëm këtë ligj.

“Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura! Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!”, shkruan ai.

Top Channel