Nuk janë të paktë ata që kur dalin shëtitje me varka, jahte apo anije kanë frikë se mos mjeti i tyre të mbytet nga dallgët, por nëse do të jeni brenda kësaj varke kjo frikë nuk duhet të ekzistojë.

Praktikisht varka “Thunder Child”, e ndërtuar nga Safe Haven Marine, nuk mund të përfundojë nën ujë.

Dallgët e mëdha mund të jenë shkaktare për përmbytjen e shumë anijeve, por ky nuk është rasti i “Thunder Child”. Ajo është ndërtuar në një formë të tillë që nëse do të përmbysej do të rikthehej serish “në këmbë”.

Top Channel