Zlatan Ibrahimovic është duke përgatitur terrenin për jetën e re pas largimit nga Manchester United, duke kërkuar shtëpi në Bervely Hills.

E ardhmja e sulmuesit suedez duket e përcaktuar dhe perspektiva e Ibrës është e lidhur me kampionatin amerikan të futbollit. LA Galaxy ka përparësi për të firmosur me 36-vjeçarin dhe familjarët e tij kanë nisur kërkimet për shtëpi në Beverly Hills, ku me shumë gjasa do të zhvendosen në qershor, kur Ibrës i përfundon edhe kontrata me Manchester United.

Sulmuesi, i cili është dëmtuar sërish dy javë më parë, ka filluar të stërvitet me skuadrën, por nuk është ende gati për të luajtur. Ndërkohë, trajneri Jose Mourinho, me gjithë besimin që ka për suedezin, ka deklaruar më parë se nëse ai dëshiron, mund të largohet edhe përpara qershorit.

Top Channel