“Ndrysho ekzistencën tënde”, është motoja e Top Albania Radios, në këtë 20 vjetor. Të parës radio kombëtare private që alternoi dhe zhvilloi një erë të re dixhitale në gjithë hapësirën shqiptare.

Në festën e madhe të ditëlindjes së saj, ishin pothuajse të gjithë. Që nga 14-vjeccarët e parë që themeluan radion, e deri tek ata të cilët janë rritur së bashku me TAR.

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha, i shprehu hapur emocionet e para 20 viteve, kur kujtoi themeluesin e radios që shumë shpejt u kthye në zgjedhjen e parë të shqiptarëve.

“Emocionet i kam si në ‘98. Urojmë që të jetojmë sa më gjatë që ta kujtojmë Tan Hoxhën. Po besoj që ju të gjithë e dini që Tani ishte ai njeri i madh për të cilin ne jemi këtu të gjithë. Të themi gëzojmë këtë ditë, e gëzojmë sinqerisht, sepse të gjithë nga pak kemi bërë të mundur të arrijmë në 20-vjetorin e Top Albania Radios. Unë do të doja t’i përshëndesja të gjithë nga dita zero e Top Albania Radios, deri në vitin e 20. Unë bëj një përshëndetje për të gjithë pionerët e Top Albania Radios. Duke filluar nga mosha 14 vjecc. E deri tek njerëzit që janë rritur dhe sot janë 20 vjet më të mëdhenj. Atëherë unë dua t’ju them “Gëzuar 20 vjetorin e Top Albania Radios”. Të festojmë ashtu sic vetëm ne dimë të festojmë dhe bësoj që ne e kemi vërtetuar që dijmë të festojmë. Kënaquni, bëni qejf, ashtu sic na i ka lënë amanet ai njeriu dhe atë amanet do ta vazhdoj unë dhe familja ime. Faleminderit dhe gëzuar!”, tha Vjollca Hoxha, presidente/Ceo Top Channel.

Dhe festa ishte me të vërtetë premtuese. Duke treguar edhe njëherë sa shumë dhe sa bukur di të festojë familja Top Media.

Duke lënë një histori nga pas, me dëgjues historikë po ashtu për muzikën, informacionin, programacionin e cdo gjë tjetër, 1-shi në radiot e shqiptarëve do të vazhdojë të festojë edhe shumë ditëlindje të tjera. Së bashku me ata që e krijuan dhe e rritën.

 

Top Channel