Të shtëna para portës së NSA, 3 të plagosur në Maryland

14/02/2018 15:14

Tre persona janë qëlluar e kanë mbetur të plagosur shumë pranë selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane (NSA), në Maryland. Një person raportohet të jetë arrestuar dhe ndodhet në rajonin policor për t’u marrë në pyetje, thuhet më tej nga mediet vendase.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka dërguar agjentët e saj për të hetuar incidentin, njofton zyra e saj në Baltimore përmes një postimi në “Twitter”.

Pamjet e rrjetit televiziv “CBS” tregojnë një automjet të zi sportiv të parkuar pranë hyrjes në NSA, me ato që duken të jenë vrima të shkaktuara nga plumbat në xhamin e përparmë.

Automjeti duket të jetë në fundin e një korsie të pakalueshme, të shenjuar nga blloqe barrikade me stampimin NSA mbi to, nga njëra anë, e nga ana tjetër shihet një gardh me tela me gjemba, pranë hyrjes në NSA.

Zjarrfikësit lokalë dhe Departamenti i Policisë njoftuan përmes “Twitter”-it se po i përgjigjeshin një incidenti të mundshëm me të shtëna me armë jashtë kampusit të agjencisë së sigurisë, në Fort Meade.

Një zëdhënës i agjencisë, që ndodhet rreth 48 km në verilindje të Uashingtonit, tha se nuk mund ta konfirmonte nëse ka pasur të shtëna, apo nëse automjeti ndodhej te hyrja e NSA-së. Ai konfirmoi vetëm faktin se një person ishte plagosur dhe transportuar, por pa specifikuar se për ku. Në vazhdën e kësaj ngjarjeje është mbyllur edhe autostrada 32 përreth Fort Meades.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Donald Trump është informuar mbi incidentin. Në mars të vitit 2015, dy persona u përpoqën të fusnin automjetet e tyre sportive përmes gardhit të mbrojtur me gardistë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Ndërkohë sot, oficerët qëlluan ndaj automjetit pasi refuzoi të ndalonte, duke vrarë një person. Personat në automjetin e sotëm mund të kenë marrë kthesën gabimisht, pasi kishin qenë në një “party” e mund të kenë qenën nën ndikimin e lëndëve narkotike.

BREAKING: Three people shot near National Security Agency

BREAKING: Three people shot near National Security AgencyFull story: http://dailym.ai/2Ck6YqN

Posted by Daily Mail on Wednesday, February 14, 2018

Top Channel