Skiatorja amerikane kërkon “Valentinin” e saj

14/02/2018 13:50

Pak muaj më parë do të vinte krisja e marrëdhënies së saj me Kenan Smith, por tashmë duket se historia është hedhur pas krahëve dhe, Lindsey Vonn po kërkon një të dashur të ri.

Skiatorja amerikane, e cila aktualisht është e impenjuar në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ka befasuar shumëkënd me statusin e saj të fundit në “Twitter”.

“Për pak harrova se sot qenka Shën Valentini. Në fakt kjo vjen sepse jam beqare dhe po mendoj vetëm për garat. Por… A ka ndonjë djalë beqar që dëshiron të bëhet Valentini im?”.

FOTO GALERI
1/32

Top Channel