Shën Valentini e gjen këngëtaren pa të dashur

14/02/2018 12:35

Pak ditë përpara festës së Shën Valentinit, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, deklaroi se aktualisht është single dhe se ishte në kërkim të një të dashuri, i cili mund ta bënte për vete vetëm me një tufë me trëndafila.

Dhe duket se mesnata Bebe Rexhën e ka gjetur duke biseduar me shokun e saj të ngushtë, bisedë të cilën këngëtarja e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Duket se ky 14 shkurt do ta gjejë këngëtaren shqiptare, nën shoqërinë e miqve, dhe jo të një partneri, me të cilin të kalojë ditën e të dashuruarve.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel