Shën Valentini, cila është dhurata më e madhe për Danjelin e Fotininë?!

14/02/2018 18:57

Ata janë një ndër çiftet më të njohura në Shqipëri, kjo edhe për faktin se u njohën, u dashuruan dhe u martuan brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, në atë të Big Brother, e në ditën e të dashuruarve ata kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel”.

Gjatë qëndrimit në Big Brother ata fituan ndeshjet e njëri-tjetrit, por së bashku edhe zemrat e mijërave shqiptarëve që vijojnë t’i ndjekin e të bëjnë tifo për dashurinë e tyre.

Të pyetur nga Juli Krisafi se cila do të jetë dhurata që ata do t’i bëjnë njëri-tjetrit për Shën Valentin, përgjigja e tyre, thuajse njëzëri ka qenë “Dashuria që i japim njëri-tjetrit”.

Për Fotininë dashuria nuk shprehet me dhurata, por me gjeste të vogla në jetën e përditshme, e sipas saj këto janë gjerat që e bëjnë më të bukur një lidhje.

Top Channel