Lumi Vjosë rrezikon çarjen e argjinaturës pranë Mifolit si pasojë e rreshjeve të 24 orëve të fundit. Nëse kjo ndodh, në fshatin Mifol mund të përmbyten toka.

Në rrezik është fshati edhe Nartë dhe qyteti i Vlorës. Në vitin 2015, në këtë vend është çarë argjinatura e Lagunës së Nartës dhe uji përmbyti shtëpitë e banorëve të Nartës. Ndaj, autoritetet dhe banorët janë angazhuar në përforcimin e argjinaturës me gurë për t’i bërë pritë prurjeve të Vjosës.

Nga rreshjet e ditës së djeshme, problem ka pasur edhe në qytetin e Orikumit, ku disa banesa u rrezikuan nga fryrja e lumit të Izvorit. Po ashtu, shkarje dheu ka pasur edhe në njësinë administrative të Vllahinës.

Top Channel