Kompania “Boston Dynamics” ka publikuar pamjet e SpotMini-t, një roboti në formën e një qeni që mund të hapë dyert.

Roboti me 4 këmbë përdor një krah mekanik me një si lloj pince në fund për të kapur dhe për të kthyer dorezat e dyerve.

SpotMini është një version më i vogël i robotit BigDog, që kishte madhësinë e një kali dhe u ideua për ushtrinë e SHBA-së.

Top Channel