Presidenca bullgare e BE-së, Zaharieva për Ballkanin: Tani është koha për veprim

14/02/2018 11:47

Tani është koha për veprim, shprehet minstrja e Jashtme Bullgare, Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës ka presidencën e Bashkimit Europian.

Në një shkrim të sajin Zaharieva thotë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën të ardhme.

“Tani është koha për veprim. Tani është koha për të gjashtë vendet të pëshpejtojnë reformat e tyre dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira me fqinjët. Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor nuk njeh vetëm rëndësinë strategjike të rajonit për Europën, por jep një horizont të qartë dhe perspektivë të besueshme që vendet t’i bashkohen BE-së kur të jenë gati. Vendet e rajonit kanë nevojë për sinjale të qarta politike se dyert e BE mbeten të hapura për ta. Dhe tashmë elita e tyre politike duhet të fokusohet në vazhdimin e reformave, për tiu bashkuar familjes që ata i përkasin”, thotë Zaharieva.

Por për ministren e jashtmë bullgare, tashmë është përgjegjësi e liderëve të rajonit të përmbushin detyrimet për reformat e neojvshme, por edhe të zgjidhin problemet rajonale, për të fituar besim në politikat e tyre.

“Tani është momenti i duhur për liderët e rajonit të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përmbushin reformat e nevojshme, si dhe të zgjidhin problemet rajonale, për të fituar besimin e politikës së tyre dhe të dërgojën sinjale pozitive tek liderët e Bashkimit Europian. Kriteret janë të qarta dhe kushtet duhet të përmbushen. Pa dhënë shpresa të rreme, ne besojme se së bashku mund të bëjmë shumë gjëra”, thekson ajo.

Top Channel