Nikolla nuk shkon në komision, Vokshi: I shmanget llogaridhënies

14/02/2018 10:58

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk ka zhvilluar seancën dëgjimore në komisionin e Arsimit të kërkuar nga kryetara e këtij komisioni Albana Vokshi. Shkak për këtë është takimi me homologun e Kosovës.

Por për znj. Vokshi kjo është një përpjekje për t’i ikur llogaridhënies, që sipas saj ministrja po e bën për të disatën herë. “Ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore përse ka shkelur ligjin për arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë”, tha ajo.

Ajo shtoi më tej se me refuzimin për t’u paraqitur në Komision, “ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor të opozitës, si dhe detyrën kryesore të Kuvendit, kontrollin parlamentar”.

Top Channel