Rruga e lagësht dhe moti i keq ka sjellë jo pak probleme në qarkullim, ku vetëm mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës kanë ndodhur dy aksidente.

Në “Ti Raporton” kanë mbërritur pamjet e një prej aksidenteve, ku duket se mjeti është përmbysur për shkak të përplasjes së fortë.

Burimet zyrtare të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale të mjetit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel