Kapet “mat” aktorja e “Fifty Shades Freed”

14/02/2018 14:57

Aktorja protagoniste e filmit “Fifty Shades Freed” Dakota Johnson prej kohësh është përfolur se po përjeton një histori dashurie me këngëtarin e Coldplay.

Edhe pse mediat kanë shkruar se çifti kishte kaluar së bashku një fundjavë në Malibu, ende asnjë pohim nuk ka ardhur nga ana e tyre.

Por festa e organizuar për ditëlindjen e 60-të të Ellen DeGeneres, duket se e ka “tradhëtuar” çiftin e famshëm, të cilët janë fotografuar të kapur për dore me njëri-tjetrin.

Në festën e organizuar këtë të shtunë në Los Angelos, të ftuara ishin edhe ish të dashurat e Chris Martin, Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Lawrence.

Gjithashtu në 60-vjetorin e saj Ellen DeGeneres nuk mund të linte pa ftuar emra të tjerë të njohur si: Kim Kardashian, Chrissy Teigen, Jennifer Lopez apo Oprah Winfrey.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel