Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kthehet në Universitetin ku ka studiuar, pas 18 vjetësh.

Ministri Ditmir Bushati ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare të cilën e ka nisur me një seminar në Universitetin e Leiden-it “Europa Institute”, me një diskutim mbi temën “Siguria e zgjerimit, perspektiva e vendeve të Evropës juglindore”.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se “Evropa e sotme është larg nga Evropa e viteve kur unë studioja në Holandë, kur perspektiva e një Evrope të pandarë dukej më afër dhe më frymëzuese për të dyja palët, si ata që vijnë nga Evropa juglindore, dhe ata që jetonin brenda BE-së”. Sipas tij, Evropa është fokusuar më shumë në veten e saj dhe është më pak e hapur për të huajt.

Top Channel