Vizita në SHBA, Haradinaj: Na trajtuan si partnerë, jo si Brukseli

13/02/2018 22:00

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e nisi mbledhjen e qeverisë me informimin e kabinetit lidhur me vizitën në SHBA.

Pritja në Shtetet e Bashkuara sipas kreut të ekzekutivit, ishte ndryshe nga ato në Bruksel, pasi siç tha atje ishin trajtuar si partnerë dhe nuk u ishin dhënë detyra.

“Në çdo bisedë kemi paraqitur pikëpamjet tona, ndërsa kur e bënim këtë në Bruksel, përballeshim me nervozizëm”, ishte komenti i Haradinajt.

Top Channel