Një Range Rover Sport elektrik është ngjitur në rrugën e tij drejt Parajsës, në një nga rrugët më të pabesueshme të botës, në Tianmen të Kinës, e njohur si rruga me 99 kthesa.

Makina Hibrid, 4×4 bëhet SUV i parë në botë që bën ngjitjen epike në “Rrugën e Parajsës”, një nga rrugët më sfiduese dhe gjarpëruese të Kinës dhe të botës.

Sfida nis në maline Tianmen në rrugën e Dragoit, për të kaluar më pas të 99-të kthesat, njësoj si një bisht dragoi.

Ngjitja epike, me kombinimin e benzinës dhe baterisë elektrike, u realizua për 23 minuta. Kjo makinë kushton 70.800 paund dhe ecën me fuqinë elektrike zero-emision për vetëm 31 milje dhe mund të karrikohet totalisht për vetëm tre orë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel