Takimi i kërkuar nga artistët e Teatrit Kombëtar me Ministren e Kulturës, të mërkurën në orën 16:00, rrezikon të mos zhvillohet, pasi nuk ka një dakordësi për vendin e takimit.

Në Top Show, ministrja Kumbaro u shpreh se nuk e ka marrë në dorëzim letrën e artistëve, por tha se është e gatshme të negociojë, duke pritur artistët në ambientet e ministrisë së Kulturës.

Nga ana tjetër, artistët kanë kërkuar që takimi të mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar dhe jo në Ministri, gjë që ministrja Kumbaro nuk e mirëpriti.

“Letrën tuaj nuk e kam marrë ,por rëndësi ka që ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ju. Nesër ju presim në ambientet e Ministrisë, për të diskutuar, pasi në Teatrin Kombëtar unë vij për të parë shfaqje dhe jo për të bërë biseda të tilla”, tha Kumbaro.

Nga ana tjetër, artistët akuzuan se punonjës të Ministrisë së Kulturës po ushtrojnë shantazh ndaj disave prej tyre, për të marrë pjesë në takimin e nesërm në ambientet e institucionit.

Top Channel