Më shumë se dy vjet pasi vrasësi me një jetë të dyfishtë Erjon S. (39) nga Geluwe – u dorëzua në Itali, ai është kthyer në vendin tonë. Ai ka ardhur javën e kaluar dhe që atëherë është në burg në Saint-Gilles. Gruaja e tij vazhdon ta mbështesë atë.

Kështu e nis shkrimin e saj media belge për një shqiptar të quajtur si “njeru me tatuazhin me lot në faqe.

“Vrasësi shqiptar me jetë të dyfishtë” nis titulli i Nieuwsblad.de.

Mediat shkruajnë se ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë. Por, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë.

Në vitin 2000, 39-vjeçari bashkë me dy shqiptarë të tjerë vranë një prostitutë nga Amerika Jugore. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar. Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë. Madje mediat thonë se ai krijoi një familje me grua dhe tre fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk dinte gjë për sekretin e tij të errët ndërsa e shoqja vazhdon ta mbështesë.

Top Channel