Forcat Detare kanë shpëtuar një peshkarexhë me katër persona në bord në afërsi të Llamanit.

Sipas burimeve zyrtare peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton kishte kërkuar ndihmë në QNOD.

Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes. Peshkarexha me probleme në motor u ankorua në bazën e Porto Palermos.

Top Channel