Ana Kodra është vajza e cila javën e kaluar në “The Voice Kids” bëri për vete të katër anëtarët e Jurisë, Miriam Canin, Eneida Tarifën, Aleksandër dhe Renis Gjokën.

Por duket se vogëlushja e kishte të vendosur se kë nga anëtarët do të përzgjidhte.

E ftuar në PopCulture, Ana rrëfen se Miriami është këngëtarja e saj e preferuar dhe se kthimi i saj mbrëmjen e “The Voice Kids” ishte lumturia e saj më e madhe: “Për pjesëmarrejen në “The Voice Kids” jam ushtruar shumë. Kam punuar me Kamelën për përgatitjen e pjesës sime. Kur u kthye Eneida më pëlqeu shumë, por më mungonte një ndjesi, pasi unë doja të kthehej Miriami. E kisha ndarë mendjen që do të zgjidhja atë sepse mendoj se ishte e duhura për mua. Mendoj se Miriami ka zë shumë të bukur. Por përveç Miriamit më pëlqen edhe Albani”.

Performanca e Anës në “The Voice Kids” mbrëmjen e së premtes ka marrë mijëra klikime në kanalin Youtube.

Gjithashtu vogëlushja rrëfeu se përveçse të këndojë, i pëlqen edhe të kompozojë.

Top Channel