Seria e zjarreve të qëllimshme në automjete ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës.

Mjeti i Eduard Alikajt, sipërmarrës ndërtimi, është djegur. Vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve ka ndalur flakët.

Policia po shikon të gjitha pistat, që nga zjarrvënia e qëllimshme, deri te shkaqet teknike.

Zjarret që shpërthejnë në automjete gjatë natës në Vlorë janë bërë një fenomen shumë i zakonshëm.

Top Channel