Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i kërkon prokurorisë të hetojë “fajet” e kësaj qeverie.

Në një postim në Facebook ai thotë se kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, por “prokuroria çfarë bën?”.

“Kryeministri këtë drejtësi të ligë kërkon,që për vete t’i mbyllë fajet e tij me një falje. Ndërsa drejtësia tjetër për qytetarët që i fut në burg për pesë lekë energji elektrike të papaguar apo një faturë uji, apo për një shkelje të rëndomtë rrugore. Kjo është drejtësia “e re” e tharë si palmat në autostradë”, shkruan Vasili.

Top Channel