Qeveria do të dërgojë policët brenda në shkolla, me qëllim rritjen e sigurisë. Projekti pilot që do të nisë zbatimin në 15 gjimnaze të Tiranës, quhet “Oficerët e Sigurisë në Shkolla”.

Kryeministri Rama ishte në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku u prezantua ku projekt. Ai tha se bëhet fjalë për një eksperiencë që ka dhënë rezultate dhe është mirëpritur në vende të tjera ku është zbatuar.

“Nuk është një eksperiment që e kemi shpikur ne. Është një përvojë shumë e suksesshme. Mënyra sesi programi është organizuar do të na çojë drejt pasjes së një, dy ose tre oficerëve të sigurisë të cilët do të shoqërojnë të gjithë procesin e bashkëjetesës në shkollë. Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar, që do të kenë edhe kaluar akademinë e sigurisë, persona të trajnuar për këtë detyrë”, deklaroi kryeministri Rama.

Top Channel