Në Shtëpinë Tonë vijnë dy receta të shpejta, të shijshme dhe me mjaft vlera ushqyese.

Frittata pulieze me brokoli të vogël:
5-6 vezë
brokoli të vogël
hudhra
vaj ulliri
brokoli i vogël i zier i kaluar në hudhër e spec djegës
kripë, piper
vaj ulliri

Përgatitja:

Kriposim vezët që kemi kaluar në tas, shtojmë piper, djathë pecorino dhe i përziejmë përbërësit me njëri-tjetrin. Shtojmë në tigan pak hudhra të grira dhe vaj ulliri, gjithashtu edhe brokolin e zier të kaluar ne vaj hudhër dhe spec djegës. Vendosim tiganin në sobë.

Shohim që brokoli i vogël është skuqur dhe shtojmë vezët në tigan. I vendosim kapak tiganit që të bëhet më shpejt.
Frittatat në Itali ka lindur për të përdorur ushqimin që ka mbetur nga një ditë më parë, mund të bëhet me pasta, me brokoli, cikore, çdo gjë.

Kjo fritatta mund të konsumohet edhe për 4 persona. E shërbejmë si aperitiv ose pjatë të parë.

E vendosim në një pjatë dhe e presim në 4 copa. E shërbejmë në një pjatë me shtrat me rukola, dhe kjo është një antipastë perfekte. Në Pulia serviret kështu. Brokoli është paksa i hidhur dhe shkon shumë me vezët.

Frittata me mozzarella
Përbërësit:
4-5 vezë
mozzarella të vogla pulieze
borzilok
djathë parmigiano reggiano
rigon, kripë dhe vaj ulliri

Përgatitja:

Frittata e dytë është me mozzarella te vogla pulieze dhe borzilok.

Hedhim rigon dhe kripë tek vezët, i shtojmë borzilok dhe i përziejmë.

Vendosim tiganin me vaj në sobë.
Vezëve i shkojmë parmigiano reggiano ose grana padano, ndërsa mozzarellat nuk i vendosim direkt por pak më pas. Pjekim vezët me zjarr normal dhe shtojmë mozzarellat. I vendosim kapak për tu bërë më mirë, shohim që mozzarella nuk është shkrirë e tëra dhe është momentin ta kthejmë nga ana tjetër. Frittata është gati dhe vazhdojmë ta presim. Pasi e ndamë në 4 pjesë e servirim.
Këto janë dy versione frittata të ndryshme kjo e para është më e preferueshme në dimër, ndërsa me mozzarella në çdo stinë, edhe në verë. Ju bëfshin mirë

Top Channel